Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Klement Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” tashmë është vetëdorëzuar në polici. Ai është shoqëruar në ambientet e policisë nga dy persona; nga ish Kryeprokurori, tanimë avokat Theodhori Sollaku dhe nipi i tij, Rigels Balili.
Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Ndonëse institucionet janë tepër të rezervuara lidhur me këtë informacion, mendohet se Balili është shoqëruar tek autoritetet nga familjarët e tij dhe jo nga avokatët Baftjar Rusi dhe Theodhori Sollaku.
Nëse kthehemi pas në kohë, vazhdimisht ambasadori amerikan Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Balilit, duke e cilësuar një “peshk të madh”, e mesa duket “peshku” aq shumë i kërkuar, ka vendosur të bjerë vetë “në rrjetë”.