ZYRTARE: Rei Manaj është futbollisti më i ri i Watford

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rei Manaj ishte një nga futbollistët më të përfolur për të ndërruar ambjent në këtë merkato vere. Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit u largua në fund të sezonit nga skuadra e Spezias ku ishte i huazuar.

Skuadra e Barcelonës nuk e kishte në planet e saj futbollistin dhe po punonte për gjetjen e një destinacioni për të.

Me gjithë zërat e shumtë për një transferim të mundshëm tek Getafe, duket se destinacioni i futbollistit ka qënë anglia. Skuadra e Watford ka derdhur në arkat e Barcelonës 2 milion euro plus 50% të kartonit në rast të shitjes në një skuadër tjetër.

Sezonin e kaluar Watford e mbylli Premier Ligën në vendin e parafundit duke u rrëzuar një kategori më poshtë.

Zjarr Tv Ad