360 Grade -Balla: Te gatshem per dialog me opoziten (Video)

0
97

Partia Socialiste nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarit Taulant Balla, rikonfirmoi vullnetin e mazhorancës për të vijuar bashkëpunimin politik me opozitën për çështje të rëndësishme siç janë ligjet e Reformës në Drejtësi apo ato të integrimit të vendit. Pas mbledhjes se kryesisë së partisë e zhvilluar vetëm pak orë para nisjes së legjislaturës së vjeshtës, zoti Balla tha se PS është e gatshme për dialog konstruktiv.

“Ne jemi të gatshëm të dialogojmë konstriktivisht me opozitën për të gjitha çështjet me përjashtim të shpifjeve të cilave s’kemi çfarë t’u bëjmë. Çështja që ju përmendni është një çështje për të cilën ne jemi të gatshëm në çdo moment të zhvillojmë dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila bën të mundur vijimin e një organizimi të rëndësishëm përgatitor për të furnizuar sistemin e drejtësisë me prurje të reja, të cilat garantojnë cilësi, integritet publik të prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj” tha zoti Balla.

Numri dy i PS njoftoi se në 7 shtator, do të mblidhet asambleja e partisë e cila do të jetë e fokusuar në procesin e llogaridhënies për punë e bërë si dhe nga sot nis procesi i antarësimeve të reja. “Për ne është shumë e rëndësishme që përkrah përfundimit të procesit të llogaridhënies të fillojmë, pothuajse prej sot, një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste me qëllim që të bëjmë një ri-organizim më të mirë strukturor dhe elektoral në të gjithë territorin në përgatitjen e zgjedhjeve të reja vendore të vitit të ardhshëm” tha zoti Taulant Balla. Të premten PS do të mbajë mbledhjen e Asamblensë e saj ku do të vendosë organizimin e strukturatve për zgjedhjet e ardhshme vendore.

 

https://youtu.be/eIPrwFgJSag