A pritet Lufte e re ne Ballkan???

0
967
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një faqe të paidentifikuar mirë në Facebook të quajtur “Bosgnacchi” ‘boshnjakët (myslimanët e Bosnjës) publikohet një hartë e planit të veprimit i cili synon të hequ forcën ushtarake të Republika Srpska (RS, entitet me shumicë serbe boshnjake) dhe restaurimin e Kushtetutës para marrëveshjes së paqes në Dejton (nëntor 1995). Në qoftë se Presidenti i RS, Milorad Dodik, do të mbajë, si shpesh e shpall, një referendum për shkëputjen e subjektit nga Sarajeva.
Do të mjaftonin disa te rinj kurajozë, disa trima të rinj, lexohet në faqe, për të hedhur në erë të gjitha urat në drejtim të Serbisë;
Do të duhet gjithashtu të pritet “korridori” pranë Bërçkos në Bosnjen veriore, që lidh pjesën perëndimore dhe lindore të Rs, dhe, me një operacion ushtarak në pjesën ku takohen kufijtë e Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë,të ndahej Hercegovina lindore nga lindja e Bosnjës.
Sipas ekspertit kontravers të terrorizmit – Xhevat Galijasevic, ajo duhet të merren seriozisht, sepse këto plane kanë ekzistuar që prej përfundimit të luftës (1992-1995), dhe kjo është vetëm një dëshmi më shumë se Sarajeva nuk ka pranuar kurrë marrëveshjen e Dejtonit, dhe nuk ka hequr dorë nga shkrirja e RS dhe integrimi i Bosnjës.
Sakib Softiç, një docent në Universitetin e Sarajevës, tha se në çdo grup etnik ka grupe ekstremiste të cileve paqja nuk u është e përshtatshme dhe vetëm në luftë arrijnë të realizojnë planet e tyre.
“Unë nuk do ti vija shumë vesh – thotë profesori -.. Atyre që mendojnë grupet ekstremiste. Është shumë më e rëndësishme se çfarë mendojnë ata që marrin vendime politike dhe shumica dërrmuese të popullsisë

Zjarr Tv Ad