Aksidentohen duke transportuar drogë për t’i ikur policisë, 3 të arrestuar në Shkodër

0
1784
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një operacion antidrogë i policisë së Shkodrës i koduar “Gold Rush”, ka zbuluar lëndë narkotike, duke arrestuar në flagrancë tre persona, të cilët gjatë ndjekjes me policinë u aksidentuan.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme, e shtunë, gjatë të cilit u prangosën tre të rinj nga Lezha, Bertjan Pepkola, 24 vjeç, Aldo Përleka, 22 vjeç dhe Xhulio Përleka, 23 vjeç.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia e Shkodrës, se tre persona transportonin me mjet lëndë narkotike, shërbimet e policisë u vunë në ndjekje dhe në fshatin Zues, njësia administrative Rrethina, Shkodër, u konstatua mjeti i dyshuar, tip “Benz” me targë LE 7958 A, i drejtuar nga Xhulio Përleka.

Gjatë ndjekjes nga policia, i riu humbi kontrollin dhe për pasojë doli nga rruga.

Tre të rinjtë u transportuan në spital Shkodrës, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 8.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa dhe së bashku me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj tre të ndaluarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Zjarr Tv Ad