Aksioni opozitar? Kryemadhi: Ka surpriza, presim Ramën për vettingun

0
28

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në përfundim të mbledhjes së opozitës së bashkuar në Durrës është shprehur se ‘Aksioni i opzoitës nuk ka më ndalese do vijojë të ecë përpara. Kryemadhi tha se 4 grupet e punë bënë një raportim të qartë të situatës dhe problematikav, ndërsa veçoi se emergjencë kombëtare për çlirimin e vendit nga krimi, dhe hapi i parë për këtë tha kryemadhi do të jetë vettingu i politikanëve.

“E gjithë opzoita po konsolidohet, partitë politike po shtohen më shumë . Përballë ka një parlament të grabitur nga bandat dhe nga duart e Ramës që kërkon të manipulojë c’po ndodh. Sot e vetmja ndasi është me krimin e organizuar. “- u shpreh Kryemadhi.

Në lidhje me ecurinë e aksionit opozitar, dhe bojkotit të parlamentit Krymadhi u shpreh se “Aksioni opozitar është mëse i qartë presim po apo jo nëse Rama është kundër apo pro vetingut në politikë.
“Opozita nuk i trembet vetingut. Toyta jaris nuk ishte e opozitës, ishte e Taulant Ballës, Rama të thotë është pro apo kundër. Cdo fshehje emocionale apo makth e kanë të pamundur ta shmangin. Nëse ne do ishim gabim partitë e tjera nuk do na bashkoheshin dhe Rama nuk do mbetej vetëm”, përfundoi Kryemadhi.