Arrestohet shqiptari me 72 doza kanabis

0
1038
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Policia e Pogradecit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë i koduar “Odeon” në saje të të cilit janë sekuestruar 71 doza me lëndë narkotike kanabis, ndërsa është arrestuar dhe poseduesi i tyre.

Në pranga ka rënë Xhulian Haxhillari, 23 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë  kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi në lagjen nr 3 në  qytetin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Odeon”, si  edhe gjatë  kontrollit  në   banesën e tij,  i’u gjetën dhe sekuestruan   me cilësinë  e  provës  materiale 71  doza, me bimë narkotike kannabis.

Sipas bluve, 10 nga dozat e drogës u gjetën në trupin e 23-vjeçarit, ndërsa 61 të tjera në banesën e tij.

Dyshohet se këto doza, shtetasi Xhuljan Hoxhallari, do t`i shpërndante në qytetin  e Pogradecit.

Materialet  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec,  për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Zjarr Tv Ad