Basha dënon dhunën mes militantëve PS-LSI: Pushteti nuk merret me dhunë, qytetarët do t’ju ndëshkojnë

0
490
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ndodhej në një miting elektoral në Berat, ka sulmuar dy kundërshtarët e tij politik, PS dhe LSI, në lidhje me rritjen e tensionit mes tyre në ditët e fundit.

Duke dënuar dhunën dhe u uruar të shkuara të plagosurve, është shprehur se pushteti nuk merret me dhunë.

Sipas Bashës, qytetarët duhet të ndëshkojnë për këtë dhe qeverisjen e pafrytshme 4 vjeçare, partitë e vjetra të Republikës së Vjetër.

I bëj thirrje duke dënuar dhunën që ka shpërthyer mes PS e LSI. Duke i uruar shërim të shpejtë të plaguarve në spital, dua t’iu them partive të vjetra të ‘Republikës së Vjetër’: Pushteti nuk merret me dhunë, vetëm me votë, dhe se vota e qytetarëve do t’iu ndëshkojë për zullumet 4-vjeçare, vota e qytetarët do të jetë për qytetarët dhe vetëm për PD, vetëm nr 6”, – u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad