Emigrantët, Papa Francesku bën deklaratën shokuese për Donald Trump

0
1342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“News Service” shkruan se Papa Françesku ka dënuar hipokrizinë nga të krishterët të cilët janë të pamëshirshëm ndaj refugjatëve dhe personave të besimeve të tjera, duke iu drejtuar një mbledhjeje të pelegrinazhit të katolikëve dhe nga Gjermania.

Papa kritikoi ashper ata që duan të mbrojnë krishterimin në Perëndim dhe nga ana tjetër janë kundër refugjatëve dhe feve të tjera.

“Kjo nuk është diçka që e kam lexuar në libra, por në gazeta dhe në televizion çdo ditë,” tha ai.

Ai vazhdoi të citonte disa rreshta nga Bibla dhe më pas tha: “Është hipokrizi ta quash veten të krishterë dhe të dëbosh një refugjat ose dikush që kërkon ndihmë, dikush që është i uritur ose i etur, të dëboj dikë dikush që ka nevojë për ndihmën time.

Nëse unë them që jam i krishterë, por i bëj këto gjëra, unë jam një hipokrit.

Të gjitha vendet duhet të përqendrohen në “shërbimin ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe atyre që kanë braktisur vendet e tyre në kërkim të një të ardhmeje më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Duke e vënë veten në shërbim të atyre që kanë nevojë, do të ndiejmë se jemi të bashkuar, është mëshira e Perëndisë që na bashkon”, tha Papa.

Zjarr Tv Ad