Getoari gënjeu për lidhjen “profesionale” me Elvana Gjatën (FOTO)

0
749

Getoar Selimi njihet për jetën e bujshme që ka pasur më fytyra të njohura publike.

E fundit përkrah tij është prezantuesja e Top Channel, Marina Vjollca. Gjatë gjithë jetës së tij publike, Geti ka qenë transparent me mediat, ku ka pranuar edhe lidhjet e tij.

Por deklarata e tij e fundit në raport më Elvana Gjatën, e ka nxjerr atë një gënjeshtar para mediave. “Me Elvanën kemi pasur marrëdhënie profesinale. Patëm bërë një këngë bashkë, që në atë kohë u bë hit, dhe marrëdhënia jonë mbeti vetëm e tillë”, ka thënë ditë më parë Geti.

geti-1

Ndërkohë, duket se Geti ka harruar kur për herë të parë dolën si çift në ballinën e “Kosovares”. Përveç kësaj të dy të lidhur dorë për dore atë vit, kaluan në tapetin e kuq të festivalit “Videofest”.

geti-2

Ndërkaq në një intervistë të më hershme të Getit dhënë për “Kosovaren”, i pyetur se a ke pasur lidhje me Nora Istrefin, Elvana Gjaten dhe Çilejta Xhilagën?, ai patë thënë “Vetëm më këtë të fundit jo”.

Telegrafi/D.I.

Burimi : / Javanews.al