Gjendet i pajetë në autostradën Tiranë- Durrës.

1
951
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka mundur të identifikojë trupin e pajetë të gjetur në autostradën Tiranë –Durrës mbrëmjen e djeshme, 12 shkurt. Policia bën me dije se viktima është shtetasi Elez Kazaj 59 vjeç nga Saranda.
Sipas policisë dyshohet se personi, është përplasur për vdekje nga ndonjë automjet, ndërsa drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 19:00, në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën, është konstatuar i shtrirë në rrugë pa shenja jete një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë mjet i cili është larguar nga vendi ngjarjes”
Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi e personit.

Zjarr Tv Ad