Kur grekët shembnin xhaminë në Janinë (FOTO LAJM)

0
835
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historiani Arben Llalla, i cili është marrë shumë me të dhënat historike dhe faktet rreth shqiptarëve të Çamërisë, ka publikuar një foto ku shihet shembja e një xhamie në Janinën e vitit 1930.

“Greqia prishjen e një garazhdi të pretenduar si kishë e Shën Athanasit në Dhërmi, ka akuzuar kryeministrin Rama për veprime xhihadiste. Por pyesim grekët dhe Greqinë si duhen quajtur veprimet kur ata shembën qindra xhami në Epir, Thesali, Trakë, Selanik etj?

Për rikujtesë se kush e ka promovuar në Ballkan xhihadismin për prishjen e kulteve fetare po botojmë fotografinë ku tregohet qartë shembja me dinamit e xhamisë Osman Çaushi, më 4 Shtator 1930, Janinë”, shkruan historiani Llalla, përcjell Albeu.com

Orët e para të mëngjesit të sotëm INUK shembi kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, gjë që solli edhe shumë reagime të forta nga Athina zyrtare.

Zjarr Tv Ad