LSI-ja sulmon sërish Qeverinë “Rama”

0
1498
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë fjalimit të mbajtuar në Konventën Zgjedhore të Tiranës sulmoi qeverinë për cështjen e kanabisit.

Duke falenderuar rininë në sallë për energjinë dhe forcën, theksoi se ajo nuk e meriton të jetë pjesë e një vendi të kanabizuar.

“Nuk e meritoni të quheni rina e një vendi të kanabizuar, e një vendi të kriminalizuar sepse një pjesë e politikës guxoi ta fuste krimin edhe brenda radhëve të saj”, tha ndër të tjera Luan Rama.

Ndërkohë kryetari Meta u shfaq i qetë dhe me mesazhe të qarta gjatë fjalimit të mbajtur, edhe pse nuk e la rastin pa iu referuar fjalës së nënkryetarit. “Po ta dija qe Luan Rama do ta kishte fjalën kaq te zjarrte do flisja përpara tij”.

Meta dha mesazh të fuqishëm gjatë fjalës së tij, duke u shfaqur si kreu i një partie që ka në plan të parë të ardhmen e vendit dhe prioritet të rinjtë.

“Me koncesion nuk jepet dinjiteti i Shqipërisë dhe të rinjve e të rejave të vendit, sepse ata nuk kanë asnjë kompleks nga e kaluara e tyre, se janë të pashantazhueshëm nga kushdo, ata nuk kanë vetëm dëshirë, por edhe aftësinë ti dalin zot vendit të tyre dhe jam i bindur se zgjedhjet e 18 qershorit do të konfirmojnë këtë fuqi vullkanike të rinisë shqiptare”- tha ai.

Zjarr Tv Ad