Manjani: Rama i bëri presion Metës t’më shkarkojë se flas pa lejen e Fugës!

0
1199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjaft i ashpër ishte në konferencën e tij të fundit si ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta shkarkuar nga kjo detyrë.

Manjani tha se nuk ka ditur gjë për këtë vendim, çka nënkuptohet se atij nuk i është komunikuar shkarkimi nga kreu i qeverisë. “Po kështu u katandis kjo qeveri”, – u shpreh Manjani. Ai tha se ka qenë kryeministri Rama që i ka bërë presion kreut të Kuvendit Ilir Meta për ta shkarkuar si minsitër të Drejtësisë, dhe kjo sipas Manjanit, lidhet me faktin që ai fliste në media pa lejen e Endri Fugës, këshilltarit për mediat të kryeministrit.

“Me kryeministrin Rama ne nuk kemi debatuar për çështje personale, gjithmonë për çështje ligjore. Dhe me këtë pjesë nuk kam asnjë pishmanllik, c’kam pas i kam thënë. Rama ka harxhuar kohë për të bërë presion kryetarit të parlamentit që të shkarkohem, arsyeja e di ai, por ajo që thotë është që unë flas pa lejen e Fugës. Ministrit kërkohet t’i mbyllet goja”, tha Manjani.

Ne vend te tij si minister drejtesie, LSI ka propozuar Petrit Vasilin, ndersa vendin e kreut te grupit parlamentar te kesaj force politike e merr Luan Rama.

Zjarr Tv Ad