Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh

0
976
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zelanda e Re i ka dhënë mirëseardhjen e para vitit të ri 2017, me një spektakël fishekzjarresh në kryeqytetin e saj. Shumë qytete përqark botës, e sidomos ato europiane, do të mirëpresin 2017 nën masa të larta sigurie, teksa ky vit është karakterizuar nga sulme madhore terroriste. Këtë vit, numërimi pas për ardhjen e 2017, do të nisë një sekondë me vonesë në mbarë botën.

Auckland në Zelandën e Re është qyteti i parë në botë që i jep mirëseardhjen vitit të ri 2017, me një spektakël fishekzjarresh në kullën 328 metra e lartë, Sky Tower në qendër të qytetit. Ndërkohë Polinezia dhe Ishujt e Paqësorit, përfshirë Samoan, Tongan dhe Kiribatin e mirëpritën vitin 2017, në orën 10:00 sipas zonës kohore të Greenwich.

Shumë qytete përqark botës kanë përforcuar sigurinë në vigjilje të festimeve të Vitit të Ri, pas këtij viti të shenjuar nga akte të rënda terroriste, si ai i Nicës apo së fundmi i Berlinit.

Në Paris, Madrid e Nju Jork, barriera betoni dhe automjete të mallrave të rënda do të përdoren për të bllokuar sheshet qendrore ku njerëzit do të mblidhen për të festuar. Vitin e kaluar, festimet në Europë u zbehën për shkak të çështjeve lidhur me sigurinë. Në Paris dhe Bruksel, qytete të cilat u përballën me sulme madhore terroriste në 2015, festimet zyrtare janë anuluar.

Numërimi mbrapsht do të nisë një sekondë me vonesë në mbarë botën. Kjo do të bëhet për të kompensuar një ngadalësim në rrotullimin e planetit tonë. Vonesa bëhet pasi koha standarde mbetet pas orës atomike.///

 

Zjarr Tv Ad