Meta reagon ndaj Presidentit grek: Të ruajmë qetësinë

0
145

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të tij grek, i cili konsideron të pakuptimtë shtrimin e çështjes çame nga Shqipëria në kohën kur kërkohet perspektiva evropiane. Në një intervistë për “Albanian Daily News” Meta thotë se qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive.

Meta: Pavlopulos jo ne sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i pergjigjen partneritetit. Te ruajme qetesine dhe respektin reciprok. Pavlopulos ka deklaruar se “është e pakuptimtë që udhëheqja e Shqipërisë të shtrojë çështjen e Çamërisë”, dhe ka shtuar që “nëse Shqipëria dëshiron të ketë perspektivë europiane, më mirë të mos kujtojë se çfarë konsiston historia e të ashtuquajturve çamë gjatë mizorisë naziste në Greqi”. Pavlopulos i ka bërë këto deklarata gjatë një ligjërate para oficerëve të shtabit të aviacionit dhe të armatës së parë, në Larisa. Duke vazhduar me Shqipërinë, Presidenti grek ka përsëritur gjithashtu se nga vendi fqinj nevojitet zbatimi dhe respekti i të drejtës ndërkombëtare dhe asaj europiane “dhe kryesisht respekt të të drejtave të njeriut, qoftë kjo e drejta mbi pronën, qoftë të drejtat e minoriteteve”.