Moti i keq, Rama i përgjigjet Bashës: Në programin e PD, kaloriferë në çdo shtyllë

0
745
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ditën e djeshme vizitoi Kukësin për t’u njohur me situatën si pasojë e motit të keq dhe sulmoi qeverinë, duke kërkuar të shpallë gjendjen e emergjencës, vjen reagimi i Kryeministrit.

“Lulzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSHEE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë✌”, shkruan Rama në postimin e bërë në Facebook, mesnatën mes të martës dhe të mërkurës.

Në një takim në bashkinë e Kukësit këtë të martë, me drejtuesit lokalë, kryedemokrati Basha tha se edhe pse të braktisur nga qeveria, qytetarët kuksianë ia kanë arritur ta përballojnë situatën.

“Situata e rënduar në të gjithë vendin. Qeveria nuk e merr përsipër emergjencën. Ia ka pasuar bashkive. Shpreh mirënjohjen më të thellë dhe keqardhjen për punonjësit e OSHEE të cilët punojnë në kushte kur shpëtohen nga banorët në situatë të vështira ku nuk është investuar këto 3 vjet. I lënë punonjësit e OSHEE të ngrijnë nëpër shtylla”, tha Basha, i cili i bëri thirrje Ramës që të shohë gjendjen në terren.

Zjarr Tv Ad