Prokuroria lë në burg të riun për trafikun në tentativë të 1.3 tonëve hashash

0
393
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nertil Shehu arrestuar gushtin e këtij viti si i dyshuar për trafikimi gomonesh ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku u njoh me ndryshimet e prokurorisë.

 

Vlonjati, u la në burg pasi rezulton i përfshirë edhe në trafikun e ngelur në tentativë të 1.3 tonëve hashash, një ngarkesë kjo që u bllokua në Kavajë në muajin korrik.

 

Shenjat e gishtave të konstatuar në skafin që do të transportonte 1.3 ton hashash zbuluan se Nertil Shehu mund të ketë qenë në rolin e skafistit dhe se ia ka dalë mbanë ti shpëtonte policisë për një muaj.

 

Ndërkohë që më herët, si skafist i të njëjtit rrjet është lënë nën arrest me burg edhe Skerdi Sina.

 

Ngarkesa e drogës u zbulua nga një postbllok policie në Kavajë ndërkohë që ranë në pranga edhe transportuesit si dhe u bllokuan dy automjete.

Zjarr Tv Ad