Protesta antiqeveritare kundër dekretit që liron zyrtarët e korruprtuar

0
744
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti është përfshirë nga protestat më të mëdha antiqeveritare, pasi u miratua një dekret që do të mund të linte të lirë dhjetëra zyrtarë të cilët ishin të dënuar për korrupsion.

Më shumë se 150 mijë persona u mblodhën përpara zyrave qeveritare në Bukuresht të mërkurën, ndërkohë që protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera, shkruan BBC.

Disa prej protestuesve hodhën fishekzjarre dhe bomba tymi, ndërsa policia iu kundërpërgjigj me gazlotsjellës.

Dekreti për të liruar zyrtarët e dënuar për korrupsion u miratua të martën vonë, ndërsa kryeministri i majtë i Partisë Social Demokrate Sorin Grindeanu tha se kjo është e nevojshme për të lehtësuar mbipopullimin në burgje.

Por kritikët e kryeministrit thonë se ai është duke përpjekur për të liruar aleatët e tij që janë dënuar për korrupsion.

Protesta e të mërkurës erdhi disa orë pasi BE paralajmëroi Rumaninë se nuk ka kthim prapa në përpjekje për të luftuar korrupsionin.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të avancuar, nuk zhbëhet,” tha kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

“Ne po ndjekim zhvillimet e fundit në Rumani me shqetësim të madh.”

Protestuesit në Bukuresht thërrisnin “dorëheqje” dhe “hajdutë, hajdutë”.

Një protestues, Nicolae Stancu, tha: “Ne kemi ardhur për të mbrojtur vendin tonë kundër kriminelëve që u përpoqën për të shkarkuar sundimin e ligjit në Rumani, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona, dhe jo interesat e tyre të errëta.”///

 

Zjarr Tv Ad