U vetëvar në burg me xhaketë, shoku i 22-vjeçarit: E bëri nga turpi

0
2138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pasi i riu Estref Halili vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut të Rrogozhinës me xhaketën e trupit, të shumta janë dëshmitë për të dhe arsyet që e shtynë drejt vetëflijimit.

Ndërsa i ati deklaroi që i biri ishte shumë i heshtur ditën e fundit kur vëllai shkoi ta takojë, çka e bën familjen të dyshoj se vuante nga depresioni, shoku i tij që jeton në Athinë konfirmon për “News24”, se Estrefi ka vepruar nga turpi.

Ai thotë se e njihte si djalë shumë të mirë dhe të urtë, por që e kanë burgosur dy herë vetëm për një cigare hashash, ndërkohë siç thotë ai, të tjerët që trafikojnë kamiona me drogë nuk i gjen asgjë.

“Ishte shumë djalë i mirë. Shteti i dënoi për një cigare hashashi, nga depresioni dhe besoj unë nga turpi që u fut për të dytën herë në burg u detyrua të varë veten me mesazhin që në vend të vihet drejtësia. Të mos kalben shqiptarët për një cigare hashash nëpër burgje, ndërsa të tjerët çojnë kamiona me drogë dhe dalin përsëri”, shprehet ai.

Familja e 22-vjeçarit ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa janë ende të paqartë pse djali i tyre vendosi të ikte kështu nga kjo botë. Mes lotësh nëna dhe motra e tij nuk mund të flasin shumë. Ajo thotë se djali i saj nuk merrej me trafik droge. Ndërsa i ati thotë se i biri nuk ishte trafikant, por vetëm përdorues, dhe shton ta ketë kryer këtë akt në gjendje të rënduar psikologjike.

Familjarët kërkojnë që drejtësia të zbardhë sa më parë shkaqet që e shtynë të riun drejt vetëflijimit, pasi sipas tyre, Estrefi nuk kishte konflikte dhe ishte tip i urtë e i shoqërueshëm si dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme.

Zjarr Tv Ad