17 mijë euro dhe fishekë, gjyqtari: Paratë janë të djalit, ndërsa…

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

17 mijë euro. Kaq është shuma e gjetur në shtëpinë e gjyqtarit Skënder Damini, të shoqëruar nga policia dhe më pas të liruar pas kontrollit blic në banesën e tij, por dhe dy kolegëve që dhanë vendimin për Dritan Dajtin.

Ndërkaq, është zbardhur dhe dëshmia e tij, ku tregon se paratë e gjetura janë të djalit dhe se për këtë ka edhe dokumente.

Ka qenë avokati i tij që ka rrëfyer dëshminë e Daminit pas shoqërimit. “Gjyqtari ka firmosur si të ligjshëm kontrollin e banesës meqenëse ishte me urdhër gjykate”, – u shpreh avokati i tij.

Për sa i përket vendimit për Dritan Dajtin, gjyqtari ka marrë gjithë përgjegjësinë. “Paratë e gjetura janë të djalit dhe disponoj të gjithë dokumentacion e tyre. Ndërsa 8 fishekët e gjetur janë të pistoletës që e mbaja deri para pak kohësh sipas ligjit dhe e kam dorëzuar. Lidhur me vendimin për të akuzuarin, ka qenë bindja ime personale nga leximi i dosjes”, – ka dëshmuar gjyqtari Damini.

Zjarr Tv Ad