20 shkurt 1991, rrëzimi i përmendores së Hoxhës, dita që shënoi fundin e diktaturës

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i monumentit të Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij’,-njoftoi sot Muzeu Kombëtar ‘Shtëpia me Gjethe’.

20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për Martirët dhe Viktimat e Regjimit Komunist.

Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin ‘Skënderbej’ bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Rrëzimi i përmendores së diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.

Tek ‘Shtëpia me Gjethe’ sot hapet ekspozita ‘Qëndresa’, dhe do të zhvillohet një bashkëbisedim me z. Fatmir Merkoçi, protagonist në rënien e monumentit.

Zjarr Tv Ad