21 janari/ Deputeti socialist e thotë troç: Jemi fajtorë të pandëshkueshmërisë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme shënohen 8 vjet nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku u vranë në bulevardin «Dëshmorët e Kombit» 4 protestues të Partisë Socialiste.

Viktimat ishin Zyver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Por, sot teksa qeveris Partia Socialiste, ende nuk ka një ndëshkim.

Këtë e ka vënë në dukje edhe deputeti socialist Pjerin Ndreu teksa bën një autokritikë dhe shkruan se pas 8 vitesh drejtësia mungon, ndërsa tek socialistët rëndon pesha e fajit të pandëshkueshmërisë.

“21 Janari 2011 pasqyra e shtetit kriminal ! Ngjarje e harruar ne syrtaret e drejtesise me autore me pushtet te pandeshkuar ! Gjaku i Aleksit, Ziverit, Hekuranit dhe Faikut therret per drejtesi, ndersa ne ne ritualin e zakonshem te homazheve me peshen e fajit te pandeshkueshmerise !», shkruan ndër të tjera Ndreu në Facebook.

Zjarr Tv Ad