23 njerëz vdiqën pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfizer

0
154

Njëzet e tre njerëz vdiqën në Norvegji brenda disa ditëve nga marrja e dozës së tyre të parë të vaksinës Pfizer.Ishin pacientë në shtëpi pleqsh dhe të paktën 80 vjeç.

Reagimet e zakonshme ndaj vaksinës, përfshijnë ethet dhe të përzierat, “mund të kenë kontribuar në një rezultat fatal në disa pacientë të dobët,” citoi New York Post, Sigurd Hortemo, mjeku kryesor në Agjencinë Norvegjeze të Barnave.

Ndërsa zyrtarët nuk shprehin shqetësim serioz, ata po përpilojnë udhëzimet e tyre se kush duhet të marrë vaksinën. Më shumë se 30,000 njerëz në Norvegji kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer ose Moderna.

Drejtori mjekësor i Agjencisë Steinar Madsen ka deklaruar se “agjencia nuk është e alarmuar nga kjo”.

“Është mjaft e qartë se këto vaksina kanë shumë pak rrezik, me një përjashtim të vogël për pacientët më të dobët. Mjekët tani duhet të marrin në konsideratë me kujdes se kush duhet të vaksinohet. Ata që janë shumë të dobët dhe në fund të jetës mund të vaksinohen pas një vlerësimi individual“, tha ai.

Agjencia njoftoi të enjten se një total prej 29 personash kishin pësuar efekte anësore. Njëzet e një gra dhe tetë burra përjetuan efekte anësore, thanë zyrtarët.

Përveç atyre që vdiqën, nëntë patën efekte anësore serioze – përfshirë reagime alergjike, shqetësime të forta dhe ethe të forta – ndërsa shtatë patën më pak të rënda, përfshirë dhimbje të forta në vendin e injektimit, njoftoi New York Post.