3 ofertat e PS-së për opozitën jashtëparlamentare

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në diskutimet e sotme (28 korrik) në Këshillin Politik mazhoranca ka dhënë 3 oferta për opozitën jashtëparlamentare. Mazhoranca ka kërkuar miratimin e amendimeve kushtetuese, reflektimin e tyre në ligjin elektoral dhe përcaktimin në kodin Zgjedhor të regjistrimit të kandidatëve në koalicione parazgjedhore.

1. Miratimi i amendimeve kushtetuese të cilat edhe sipas opinionit të eksperteve të pavarur të atashuar pranë Këshillit Politik nuk pengojnë as hapjen 100% të listave të kandidateve dhe as koalicionet parazgjedhore.

2. Reflektimin më pas të këtyre amendimeve kushtetuese në ligjin elektoral përmes një procesi diskutimi në Këshillin Politik.

3. Përsa i takon shqetësimit të opozitës jashtëparlamentare për çështjen e modaliteteve të krijimit dhe regjistrimit të kandidateve nga koalicionet parazgjedhore, kjo është një çështje që përcaktohet në Kodin Zgjedhor.

Në fazën e ndërhyrjes në Kod, përveç ekspertizës që do të merret nga ODIHR, të shqyrtohen të gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashtëparlamentare gjatë diskutimeve të deritanishme në Këshill, siç janë modeli Letonez/Hollandez, Belg. Gjithashtu të hulumtohet çdo model i një vendi të OSBE-së që aplikon sistem proporcional rajonal me lista të hapura si ky që ka Shqipëria.

Zjarr Tv Ad