“Rithkehemi sërish te karroca!” Shëtitja me karrocë nëpër kryeqytet, reagimet e qytetarëve dhe mesazhet e Ismet Drishtit

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autori dhe drejtuesi i emisionit “Shkruaje në Akull” Ismet Drishti, me një paralelizëm të jashtëzakonshëm historik nëpërmjet kohës së sotme dhe kohës së bejlerëve, tregoi me satirë disa të vërteta të hidhura të shoqësisë dhe ekonomisë shqipëtare.

Ismet Drishti duket se u ka dhënë zgjidhje disa problematikave me të cilat po përballen qytetarët në këtë kohë krize, duke iu rithkthyer edhe një herë mjeteve primitive, siç janë karrocat. Shëtitja në rrugët e Tiranës, kalimi në institucione e rëndësishme shtetërore ishte një simbolikë, jo vetëm për të kthyer sytë nga qytetarët e varfër që karrocën e kanë mënyrën e tyre të jetesës, por edhe për të kuptuar sesa fortë na ka gllabëruar rritja e çmimeve.

Autori i emisionit “Shkruaje në Akull” gjatë një interviste të dhënë atë ditë dha arsyet dhe motivet se pse e kishte ndërrmarë këtë iniciativë. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh:

Këtë iniciativë e ndërmora për të kursyer, për ekonominë time personale. Eshtë më lirë të punësosh dikë me karrocë, sesa të shëtitësh me karburantë. 10 litra karburant që kushtojnë 25 mijë lekë të vjetra, ndërsa marrja e një karroce të kushton më lirë. Ndaj unë u bëj thirrje qytetarëve të punësojmë njerëz me karroca për të shëtitur. Në këtë mënyrë edhe kursejmë, por edhe ulim nivelin e papunësisë.

 

Një ditë e shoqëruar me të qeshura dhe me reagime pa fund nga qytetarët, por e përmbyllur me disa mesazhe të fuqishme.

Për të ndjekur emisionin  e plotë të Shkruaje në Akull, shëtitjet e Ismet Drishtit nëpër qyetin e Tiranës, reagimin e qytetarëve dhe intervistën e tij të plotë ju ftojmë të ndiqni në YouTube:

Zjarr Tv Ad