5-vjeçarja në kushte ekstreme/ Tmerrohet nga uji, nuk flet dhe nuk ka fjetur kurrë në krevat

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vajzë 5-vjeçare nga Rusia ka shpëtuar nga kushtet ekstreme në të cilat jetonte. Mjekët e shqetësuar në Moskë thonë se vogëlushja e quajtur Lyubox nuk mund të flasë dhe nuk ka parë kurrë fruta, as nuk ka fjetur në krevat dhe është e tmerruar nga uji. Nëna e saj, Irina Garashchenko insiston e e ka rritur në kushte shumë të mirë dhe e ka mbajtur gjithmonë apartamentin e pastër. 47-vjeçarja e arsimuar me shkollë të lartë ka dy muaj që qëndron pas hekurave dhe pret që të marrë vendimin.

“Nuk mund të jetë e vërtetë. Nuk e di çfarë ka ndodhur në apartament. Hetuesi më tha se kisha qëllim ta çoja vajzën në vetëvrasje. Por unë jam nëna e saj, unë e linda atë kur isha 41 vjeçe. Për 5 vite e gjysmë unë e rrita. Sigurisht që e dua. Nuk do ta lija kurrë”, tha ajo për policinë.

Vajza u gjet në kushte shokuese, të cilën fqinjët thonë se nuk e kanë parë që kur ishte foshnje. Thuhet se nuk ka dalë prej shtëpisë prej vitesh dhe nëna nuk kujdesej aspak për të. Nëse dënohet, mund të përballet me 15 vjet burg, por pretendon se dikush ka organizuar një kurth për të.

 

Zjarr Tv Ad