“6 Marsi proçes zgjedhor”, Berisha flet nga Shkodra: Opozita është e kundërta, ajo duhet të ngrihet fuqishëm.

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me banorë, struktura dhe simpatizantë demokratë është shprehur se zgjedhjet e 6 marsit, duhet të përçojnë një mesazh të gjithë shqiptarve.

Ky proces zgjedhor është vërtetë lokal, por është edhe kombëtar. Është një mesazh i fuqishëm që ju dërgoni për të gjithë shqiptarët, mesazh me të cilin duhet të mbjellim shpresën.

Do të ju them dy fjalë; e përmendi dhe drejtuesi juaj. Në të gjitha ndodhitë e këtyre 8 viteve, absolutisht një përgjegjësi shumë të rëndë, ka drejtimi i PD-së. Po pse? Sepse qeveria, ka interesat e veta të mbrapshta. Qeverisë nuk i interesojnë të rrijnë në Shqipëri, ata që votojnë kundër, i intereson të rrisë borxhin në qiell, etj. Opozita është e kundërta, ajo duhet të ngrihet fuqishëm.

Pikërisht se nuk i ngrit opozita, të rinjtë nuk kishin besim dhe shpresë te PD-ja. A kishin të drejtë ata? Po, 100%’, tha gjatë fjalës së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad