7-Detaje të reja/ Si u vra Jurgen Kurti tek dera e shtëpisë, policia nis shoqërimet

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detajet e reja zbulohen për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmjen e djeshme në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.

Menaxheri i VIP-ave është ekzekutuar pranë banesës së tij më breshëri plumbash, pasi në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi 23 gëzhoja pistolete.

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë pranë banesës së tij 26-vjeçarit dhe e kanë qëlluar nga një makinë ngjyrë gri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes. Viktima kishte qenë dy herë i shoqëruar për akuzën e vrasjes, por me pas ishte shpallur i pafajshem.

Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe familjarët e tregtarit të vrarë në Durrës pak kohë më parë Agim Arapi, vrasje për të cilën është akuzuar Jurgen Kurti. Gjithashtu ai ishte shoqëruar në komisariat edhe për vrasjen e babait të tij.

Policia vijon hetimet dhe po këqyr kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

VRASJA E BABAIT TE JURGEN KURTIT
Historia në familjen e djalit që vishej me marka, u kthye në një serial mediatik që i ngjasonte një filmi, pasi kureshtja shtohej gjithmonë e më shumë për të mësuar se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij natën e 4 prillit 2016.

Sipas Policisë, atë mbrëmje viktima Artur Kurti (babai) ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas, në rrethana të cilësuara si të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti gjeti vdekjen si pasojë e plagëve me thikë.

Natyrisht që kjo ishte një tragjedi për jetën e Jurgenit, i cili në të gjitha daljet publike apo statuset që postonte në rrjetet sociale paraqitej si djalë që e dashuron jetën dhe e shijon atë në maksimum.

Por vdekja e babait nuk eshte rasti i vetem i perfishrjes se të riut Jurgen Kurti pasi me 11 prill te 2017 ai u akuzua se ka goditur deri ne vdekje Agim Arapi i cili nderroi jete  për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, Pavarësisht se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë dhe fillimisht u tha se Arapi ishte qëlluar me thikë dhe kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, policia në njoftimin zyrtar deklaroi se 51-vjeçari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak.

Ndërkohë policia e Durrësit shfajësoi Jurgen Kurtin, dhëndrin e një prej autorëve të dyshuar, pasi sipas policisë ai nuk ka marrë pjesë në rrahjen e viktimës.

Zjarr Tv Ad