Vrasja e Jurgen Kurtit, gruaja e Agim Arapit: Nuk kemi gisht

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Merret në pyetje Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapit, pronarit të picerisë i cili mbeti i vrarë në 11 prill 2017, në Durrës.

Zonja Arapi, e cila akuzonte 26-vjeçarin Jurgen Kurti të vrarë mbrëmjen e së hënës në Tiranë, për vrasjen e të shoqit, mohon të ketë gisht në krim.

Madje ajo ka thënë para hetuesve se tre fëmijët i ka në Itali dhe se çdo gjë ia ka lënë në dorë drejtësisë.

“Më vjen keq se ishte djalë i ri, më dhimbset edhe nëna e tij. Unë nuk kam lidhje me atë vrasje. Kam kërkuar që të burgoset dhe dënohet, por jo të vritet”, ka thënë gruaja, e cila pohoi se policia i ka shkuar në banesë pak pas krimit të mbrëmjes që lamë pas, ku ka ushtruar kontroll.

Sipas saj, drejtësia për të shoqin nuk u vu në vend, por u ble me para.

Si u vra Jurgen Kurti, dhe dy krimet ku u përfshi

Jurgen Kurti njihej si biznesmen, menaxher i VIP-ave dhe ish-model. Nga hetimet lidhur me vrasjen, dyshohet se dy persona i kanë bërë pritë poshtë pallatit të tij, në rrugën “Zef Jubani”, mbas postës nr.8, teksa mendohet se e kanë mbajtur nën vëzhgim.

26-vjeçari u qëllua pak pas orës 22.00 me tre plumba, të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Ndonëse rrethanat e krimit janë të paqarta, dyshohet se kanë qenë dy persona me motor ata që kanë kryer krimin, të cilët janë larguar me shpejtësi.

I riu kishte shkuar të takonte të ëmën, e cila ndodhej në banesë, kur iu vra i biri.

Por Jurgeni nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, madje ai është ndaluar dy herë nga policia, për dy vrasje të ndryshme, njëra ajo e të atit.

Më konkretisht në vitin 2016, ai së bashku me dajën e tij Leonard Ristani, u arrestuan për vrasjen e babait, Artur Kurti. Mirëpo në vijim të hetimeve edhe për shkak se daja mori përsipër fajësinë, i riu u lirua.

Ndërkohë në vitin 2017, ai u ndalua në vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi.

Jurgeni u akuzua se bashkë me vjehrrin e tij Konstandin Ekonomi dhe vëllanë e këtij të fundit Kujtim Ekonomi, pas konfliktit me Arapin për motive pronësie, ky i fundit mbeti i vrarë.

Mirëpo, pamjet filmike treguan se Jurgeni nmuk kishte gisht, duke bërë që të lirohej.

 

Zjarr Tv Ad