90 minuta “kokë më kokë”, Rama pa fjalë pas takimit urgjent me ambasadorët

0
532
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim që zgjati rreth 90 minuta me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë. Në fund të këtij takimi kreu i qeverisë nuk ka komentuar se çfarë u diskutuar me urgjencë me ambasadorët.

Ky takim u kërkua nga kreu i qeverisë pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit në një afat të pacaktuar.

Në takim ka qenë i pranishëm ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadorja gjermane Sussane Schutz, ambasadorët e Britanisë, Francës dhe Italisë. Në takim ka qenë edhe kryediplomatja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses One.

Ende nuk ka një raportim mbi atë që është diskutuar në takim, dhe nëse do të ketë një qendrim të unifikuar nga ndërkombëtarët për vendimin e Metës dhe lëvizjen e PS për shkarkimin e tij.

 

 

Zjarr Tv Ad