Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Covid-19 infekton gjykatat në vend. Një punonjës i Gjykatës së Lartë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pavarësisht kësaj, puna në Gjykatë do të vijojë duke respektuar protokollet e sigurisë. Ndërkohë më herët, një gjyqtar rezultoi pozitiv me koronavirus dhe për këtë arsye Gjykata vendosi të punojë me orar të reduktuar. Gjithashtu, edhe 3 gjyqtarë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë infektuar me Covid-19. Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 117 raste pozitive Covid, 41 prej tyre në Tiranë. Po kështu ndërruan jetë dy pacientë, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.