Deklarate per media e Partise Agrare Ambientaliste

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Agrare Ambientaliste shpreh shqetësimin publik. Ramaqeveria injoron
paralajmërimet për barrën e rëndë të ppp-ve.
Partia Agrare Ambientaliste (PAA), kërkon ndërgjegjësim publik të pasojave në rritje të risqeve të rritura nga keq menaxhimi i vendit. Ky shqetësim bazohet edhe në paralajmërimet aktuale të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe së fundmi nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të risqeve Moodys. Moodys paralajmëron se kriza mund të thellohet, mund të bëhet më e rëndë dhe për një kohë jo të shkurtër, jo vetëm nga dëmet dhe pasojat e shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia por sidomos nga keq qeverisja, rritja e borxheve, rritja e efekteve negative të partneriteteve
publike-private-preferenciale (4p) dhe risqet për goditje të jashtme mbi ekonominë tonë nga  zhvillimet jo pozitive globale. PAA apelon për menaxhim të kujdesshëm të situatës ekonomike në vendin tonë duke filluar me plotësimin e 15 kushteve për hapjen së negociatave. Çelja e negociatave vlerësohet faktor pozitiv në pritshmërinë e publikut dhe biznesit.
Pas këtij injorimi të paralajmërimeve ndërkombëtare, pas përpjekjes për të fshehur dhe zbukuruar realitetin e hidhur, pas vazhdimit të projekteve të kushtueshme të 4P-ve që po rrisin ndjeshëm borxhin e rëndë për shqiptarët. Ramaqeveria konfirmon se është qeveria: (i) më e paditur; (ii) më e pa përgjegjshme, (iii) më arrogante dhe (iv) më e babëzitura e këtij tranzicioni
të vështirë.

Zjarr Tv Ad