Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TË BËJMË 1.000.000 LIKE – TË MBLEDHIM 1.000.000 FIRMA DHE TA BËJMË ELVIS ROSHIN PRESIDENT

Pas daljes nga burgu të kryebashkiakut të Kavajës z. Elvis Roshi në Shqipëri ka filluar një lëvizje qytetare me moton “Të mbledhim 1.000.000 firma e ta bëjmë Elvis Roshin President të Republikës.

Është e padrejtë që një figurë të tillë multidimensional ta shijojnë vetëm qytetarët e Kavajës. Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen meritojnë të kenë President të Republikës një figurë të tillë.

Me këtë rast ti jepet një mësim I mire gjithë frontit të së keqes që fillon te SHQUPI, Presidenti actual,  dhe vazhdon me kënetat mediatike, gjyqtarët e prokurorët dhe të gjithë ata që hedhin baltë mbi arritjet e shkëlqyera të qeverisë tonë të lavdishme dhe udhëheqësit të saj vizionar, arkitekt të Shqipërisë së gjeneratës tjetër, vëllain e të gjithë shqiptarëve të ndershëm si Shukriu, Elvisi, Arturi, Armandoja dhe të gjithë heronjve që makineria e baltës nuk po lë gjë pa bërë që ti përlyej me pa të drejtë. Thirrje të gjithë Shqiptarëve.

TË BËJMË 1.000.000 LIKE – TË MBLEDHIM 1.000.000 FIRMA dhe ta bëjmë Elvis Roshin President.

Ne populli Shqiptar e meritojmë. Mos na e hiqni edhe këtë të drejtë!

Ismet Drishti

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad