Rama vendos rregulla të reja: Nuk ka më mitingje me mijëra simpatizantë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste pritet të hapë nesër, jo zyrtarisht, fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit.

Mësohet se kryeministri Edi Rama rreth orës 18:00 ditën e nesërme do të mbledhë në “Sheshin Skëndërbej” 61 kandidatët për bashkitë e vendit, së bashku me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Burime për mediat bëjnë me dije se kjo fushatë do të jetë nën sloganin “Kurrë më pas, vetëm përpara” dhe pritet të jetë ndryshe nga fushatat e kaluara. Kjo për faktin, pasi nuk do të ketë mitingje me flamuj, brohoritje dhe mijëra simpatizantë, por do të mbillen pemë si dhe do të zhvillohen takime të vogla pa qenë nevoja për shpenzime të tepërta.

Ndërkohë, kujtojmë se pasditen e sotme edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” lajmëroi se do të çelin fushatën më 15 Prill në orën 12:00 në stadiumin “Air Albania”.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni Meta-Berisha.

Zjarr Tv Ad