Ermiona Lekbello shpërthen ndaj meshkujve shqiptarë: Jeni gore, nuk jeni burra!

0
318
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-banorja e Big Brother Vip, Ermiona Lekbello, është rikthyer sërish në qendër të mediave. Me kritikat e saj lidhur me situatat që po ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ermiona ka arritur të tërheqë vëmendje, por përveç komenteve pozitive ajo ka marrë dhe një “lumë” kritikash.

Pas përfundimit të spektaklit të së shtunës, Ermiona u ndesh me këto komente në rrjetet e saj sociale. Në një video të publikuar në InstaStory, ajo ka shprehur në veçanti kritikë ndaj komentuesve meshkuj, të cilët iu adresojnë femrave komente fyese.

Ajo tha se nuk ka pasur ndonjëherë konsideratë për meshkujt shqiptarë por me komentet që pa tani, duket se edhe ajo pak konsideratë është zhdukur.

“Mirëmëngjes, po shikoj këto komentet e mashkullit shqiptar që është kthyer në një gore, në një gore të vërtetë. Jo grua e keqe por ordinere. Ç‘jeni bërë ju meshkujt kështu mo? Nuk kam pasur ndonjëherë konsideratë për mashkullin shqiptar por tani edhe atë pak konsideratë që e kisha, e humba fare. Ç’jeni bërë ju mo, dini të shani ju femrat mo, po s’keni turp mo. Me ju do formohet Shqipëria mo? Ju do bëheni prindër, ç’do iu mësoni fëmijëve, si të shajnë gratë? S’ju vjen turp mo, ju mashkull se vetëm burrë nuk jeni. Ndryshoni mo po çfarë do ndryshoni. Të mjerat gra që do merren me ju gjithë jetën”, dëgjohet Lekbello duke thënë përgjatë videos.

Zjarr Tv Ad