Urbani merr flakë/ Bardhi: Jeta e qytetarëve në rrezik, Veliaj të largohet

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e fushatës së kandidatit për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me ngjarjen e pasdites së sotme ku autobusi i linjës Institut-Tiranë u përfshi nga flakët, tek shprehet se qytetarët po u vihet jeta në rrezik.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Silvi Bardhi shprehet se Erion Veliaj duhet të pranojë dështimin dhe duhet të largohet.

https://www.facebook.com/watch/?v=100720653002440

Postimi i Bardhit:

Autobusi i “Institutit” në flakë. Qytetarët dalin të tmerruar. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Erion Veliaj duhet të pranojë dështimit me administrimin e jetës së qytetarëve në Tiranë.

Ai duhet të largohet, edhe pse me turp. Boll më me propagandë. Qytetarëve po u rrezikohet jeta nga babëzia e vjedhjes. Ne e kemi në dorë ndryshimin e madh!

Zjarr Tv Ad