Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas arrestimeve të ish zëvendësministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.
Zhupa, në një postim të sajin në rrjetet sociale , kujton momentin kur kryeministri Edi Rama e quante një sukses koncensionin e sterilizimit.
Më tej, Zhupa ka ngritur disa pikëpyetje nëse Rama do të mbajë përgjegjësi për vjedhjen, abuzimin dhe shpërdorimin apo do të lajë duart duke firmosur me “stilin” e tij.
“Edi Rama i dilte zot dhe mburrej si nga sukseset e qeverisë së tij, pikërisht koncesioni i sterilizimit.
Sot SPAK ka nisur arrestimet, pas qindra denoncimeve të PD.
A do i dali sërisht zot Rama? A do mbaj përgjegjësi për këtë vjedhje, abuzim, shpërdorim?
Apo do laj duart si në gjithë aferat e tjera ku ka firmosur fap e fap?”, ka shkruar ndër të tjera Zhupa.