Brenda pak sekondave njerëzit që ju takojnë, veçse kanë krijuar paragjykime për personalitetin tuaj.
Ato vlerësime mund të ndikojnë në atë se a dëshirojnë t’ju punësojnë, të shoqërohen me ju apo edhe të jenë në lidhje me ju.
Prandaj, duke marrë parasysh se sekondat e para të takimit me dikë janë shumë të rëndësishme, është e domosdoshme të bëni çmos që ta krijoni një përshtypje sa më të mirë herën e parë – para se të jetë shumë vonë.
Hapi i parë: Bëhuni të hapur
Ekspertët thonë se duhet të hapni trupin dhe qëndrimin.
Në aspektin e gjuhës së trupit, ekspertët thonë se zemra juaj duhet të jetë e drejtuar kah personit që jeni duke e takuar. Mos e mbuloni pjesën e zemrës me duar dhe, nëse jeni duke veshur xhaketë, zbërthejeni paraprakisht.
Është po aq e rëndësishme të kultivoni një qëndrim pozitiv.
Hapi i dytë: Kontakti me sy
Ju duhet të jeni personi që e inicioni kontaktin me sy, ndërkaq sytë i lini të pasqyrojnë qëndrimin tuaj pozitiv.
Por, sigurohuni që herë pas here të hiqni shikimin nga sytë e personit që po e takoni, sepse kontakti i tepërt me sy ju bën të dukeni të pasjellshëm ose personi tjetër ndihet i turpshëm.
Hapi i tretë: Buzëqeshni
Bëhuni personi i parë në takim që buzëqeshni. Kështu e përçoni mesazhin se jeni të sinqertë.