A e ruan gjarpri pragun e shtëpisë tuaj?

0
751
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Si çdo popull edhe shqiptarët kanë mitet dhe dogmat e tyre. Një nga to është besimi se gjarpri në shtëpi nuk duhet mbytur, sepse ai ruan pragun e shtëpisë. Por nga e ka origjinën ky besim dogmatik?

Siç tregon shkenca e historisë, themelues i Mbretërisë Ilire ka qenë Iliri, i biri i Kadmit. Sipas mitologjisë ilire, në kohën kur Mbretëria Ilire ishte në rrezikun e saj më të madh për shfarosje, babi i Ilirit, Kadmi, i cili ishte i vdekur u qua nga varri për të mbrojtur Ilirinë dhe për t’i ofruar ndihmë birit të tij Ilirit. Kadmi nuk ishte ringjallur në formën e njeriut, por në atë të gjarprit. Kështu ai arriti të mbroj Ilirinë nga shfarosja.

Ngaqë mitet trashëgohen nga njëri brez tek tjetri dhe në aspektin psikologjik ato dikur shndërrohen në arketipa, edhe gjarpri është bërë arketip i shqiptarëve. Shumë shqiptarë, sidomos ata të viseve rurale, vazhdojnë të besojnë në mënyrë dogmatike se gjarpri në shtëpi nuk duhet mbytur, ngaqë ai e ruan pragun e shtëpisë.

Duke qenë se ky besim ekziston ndër shqiptarët, mund të mos jetë e rastësishme edhe nofka e gjarprit që mbante ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë kohës së luftës. Thaçi, si historian që është duhet të ketë ditur më herët për rëndësinë që ka miti i gjarprit ndër shqiptarët.

Zjarr Tv Ad