A është Tirana kryeqyeti më i sigurtë?Veliaj thotë po në krahasim me kryeqytet europiane

0
387
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e të hënës Erion Veliaj rreshtoi policët e bashkisë para tij dhe deklaroi se Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë. Kryebashkiaku përmendi disa kryeqytete që sipas tij, Tirana i ka lënë pas në çështjet e sigurisë si Athina, Roma, Milano, Brukseli dhe Parisi dhe sikur të mos kishte jetuar asnjë ditë në Tiranë, tha se i referohej një renditjeje të faqes së internetit Numbeo.

“Ishte një krenari shumë e madhe kur pashë sesi agjensia europiane Numbeo që bën një indeksim të të gjithë statistikave europiane, e nxirrte Tiranën si një nga qytetet më të sigurta sot në Europë. Më shumë kishte pasiguri Athina, Roma, Milano, Brukseli, Parisi, arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, numrat e emigrantëve, situatat informale, çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, nuk po i hyj kësaj, por statistikat europiane sot na flasin për një kryeqytet që është shumë herë më i sigurt se ç’ka qenë dhe sot renditet me krenari si një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë. Kur e thonë kryetarë bashkie, të vendeve europiane që vijnë për të vizituar Tiranën dhe teksa shikojnë statistikat si menaxhohet qyteti ynë, atëherë ndihem dyfish krenar” tha Veliaj në aktivitetin e organizuar me policët e Bashkisë dhe shefat e Policisë së Shtetit.

 

Në renditjen për Tiranën kanë votuar 63 persona. Pra, bazuar në përceptimet personale të 63 personave, Erion Veliaj sfidon realitetin duke thënë se Tirana është më e sigurtë se kryeqytetet e Bashkimit Europian. A vallë jemi më të sigurtë?

Zjarr Tv Ad