Agim Kajmaku mbetet në kërkim

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni dhe ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vazhdon të jetë në kërkim policor. Edhe pse tentoi që të ndryshonte masën e sigurisë, Kajmaku ka vendosur të tërhiqet nga kërkesa e tij. Ditën e sotme është pushuar kërkesa për ndryshim e masës së sigurisë ndaj Kajmakut. Shkak për pushimin e kësaj kërkese është bërë tërheqja e avokatit të ish-kryebashkiakut të Vorës.  Masa e sigurisë ‘arrest me burg’ vazhdon të jetë në fuqi dhe pse Kajmaku nuk është gjetur ende.Një seancë më parë, avokati i Kajmakut kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga ‘arrest me bu rg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Zjarr Tv Ad