Agron Llakaj flet për ndarjen nga jeta e Koço Devoles: Hipokrizi lavdet e thurura për të sa ishte gjallë nuk u shpërblye

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një interviste, djali i aktorit Koço Devole Genci, dha pak  shpresë duke thënë se; gjendja e babait të tij, është e stabilizuar dhe mjekët këtë e kanë parë këtë, si një shenjë të mirë. Agron Llakaj, i prekur në shpirt për humbjen e mikut të tij, ka theksuar një fakt të rëndësishëm, ku janë të rrallë ata që e bëjnë këtë.

Agroni citoi se; “Koço ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje”.

Ai iu referua vështirësive financiare, që u gjend aktori në pjesën më të madhe të jetës.

Agorn Llakaj, e ka cilësuar si një hipokrizi lavdet e thurura për aktorin pas vdekjes, pasi sa ishte në jetë, nuk e mori shpërblimin që meritonte. Pra, askush nuk u kujtua për të sa ishte gjallë.

Gjithashtu ai theksoi se; aktori ka jetuar në një shtëpi me qera dhe ajo që mori me vete, ishin vlerësimet dhe të qeshurat e publikut.

“Ai ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje. Unë do të thosha që fati i keq i artistëve, sa janë gjallë nuk kujtohet njeri për ta, por kur largohen të gjithë thurin lavde. Një hipokrizi që gjendet kudo. Vlerësojini njerëzit sa janë pranë nesh, sado që themi ne, Koço nuk dëgjoi asgjë. Të mos harrojmë që ai u largua i varfër nga kjo botë, në një shtëpi me qira, e bën dyfish dhimbjen më të madhe”, tha Llakaj.

Zjarr Tv Ad