Ahmetaj kritika Ballukut: Janë bllokuar financimet për projektet në rrugë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mungesa e investimeve në infrastrukturë vazhdon të sjellë përplasje mes ministrive dhe deputetëve të mazhorancës.

Arben Ahmetaj ka renditur projektet që janë në vazhdim por thekson se Infrastruktura nuk po i financon duke vështirësuar punimet.

Arben Ahmetaj: “Milot-Balldreni nuk financohet vitin tjetër, Orikumi financohet me 300 milionë, by-pass i Tepelenës 300 milionë. Shtyhen proceset fizike për shkak të pamundësisë së financimeve.”

Ministrja e financave ka pranuar ndryshimin e afateve të pagesave

Anila Denaj: “By pass-i i Fierit megjithëse përfundon në 2021 sot rruga është funksionale dhe nuk ndikon. Në këtë aspekt ka rritur mundësinë për më tepër turizëm. Dhe by pass-i i Vlorës, Qukësit, i Shkodrës si edhe i Tepelenës janë rrugë në proces, të cilat nuk përfundojnë brenda vitit që flasim.”

Megjithatë ajo ka kërkuar që për këtë të pyetet institucioni përgjegjës.

Zjarr Tv Ad