Air Albania me biletat më të shtrenjta në Shqipëri

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompania shqiptare Air Albania ka nisur fluturimet mbrëmjen e 19 prillit duke operuar nën emrin e kompanisë turke me të cilën ka marrëveshje. Por ajo që është shqetësuese është fakti  se deklaratat e ministres Balluku se vënia në funksion e kësaj linje do të ofronte bileta më të lira mbetet një premtim i radhës. Nga një krahasim rezulton se Air Albania në rastin më të mirë i ka çmimet të përafërta me tregun për të mos thënë më të larta.

“Zgjidhje ekonomike për çdo pasagjer, vjen për të krijuar një shpirt të pastër konkurimi në një treg ku jo pa të drejktë operatorët e tjerë ndihen të rrezikuar”.

Edhe kjo deklaratë e Belinda Ballukut më 14 shtator të vitit të shkuar, atëherë drejtuese e  Albcontrol  duket se ishte vetëm një premtim i cili rezultoi jo i vërtetë.

Air Albania tashmë ka nisur fluturimet  drejt  aeroportit të Stambollit  mbrëmjen e 19 prillit.

Por nëse planifikoni që të udhëtoni me Air Albania nuk do të shihni ndryshime domethënëse në çmime, aq më pak që të ndikojnë në tregun e fluturimeve.

Nga një krahasim i thjeshtë në kompanitë që ofrojnë këtë shërbim rezulton se çmimi i biletës me këtë kompani kushton 292 euro ndërsa me dy kompanitë e tjera të cilat veprojnë në të njëtin destinacion çmimi është 230 euro dhe 226 euro.

Nëse përzgjedhim një tjetër datë, diferenca në çmimin e ofruar është edhe më  e madhe.

Kështu nëse keni në plan të udhëtoni në datën 27 prill deri në 30 prill drejt Stambollit, Air Albania ofron një biletë kundrejt një çmimi prej 639 eurosh, ndërsa kompania turke për të njëjtën linjë ka nja çmim prej 530  eurosh.

E njëjta situatë është edhe nëse kërkon një ofertë në faqen zyrtare të Air Albania, ku çmimi i nisjes në datën 16 maj shkon në 18 mijë lekë, ndërsa në kompani të tjera kosto shkon në rreth 130 euro. Por pas kritikave në media, u vendos dhe një biletë ekonomi promo, ku vlera e biletës shkon në rreth 9 mijë lekë, por oferta zhduket menjëherë nga ekrani.

Ajo çfarë të bën çudi është se në faqe nuk dalin fluturime për tu kthyer prej Stambollit.

Por me sa duket për Ballukun futja në treg me të njëjtat çmime përkthehet në një mënyrë për ulje të çmimeve.

 

Zjarr Tv Ad