Reginaldo e Shkurtaj udhëheqin Kukësin, ngec Tirana

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kukësi është me një këmbë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra verilindore mposhti në takimin e parë, 2-1 Skënderbeun, duke ia bërë detyrat më të lehta vetes në takimin e kthimit.
Në stadiumin “Kamza” u luajt një takim mjaft i luftuar, me të dy skuadrat që kërkonin medoemos fitoren. Gjithsesi, fundi i buzëqeshi Kukësit, i cili realizoi nga një gol për çdo pjesë për tu afruar me finalen e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në vend. Ishte Reginaldo ai që zhbllokoi shifrat pas 20 minutash lojë.

Ndërkohë për të dyfishuar mendoi sulmuesi tjetër i verilindorëve, Vasil Shkurtaj. Goli i Dejvi Bregut në minutën e 60-të vetëm sa i shtoi bukurinë minutave të fundit, me Kukësin që mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fërshëllimën përfundimtare. Ndeshja e kthimit mes Skënderbeut dhe Kukësit do të luhet më 8 maj në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Vetëm barazim 0-0 në gjysëmfinalen tjetër, atë mes Luftëtarit dhe Tiranës.
Përveç rivalitetit të madh dhe pretendimeve për penallti, në stadiumin “Gjirokastra” nuk u pa asgjë tjetër, duke e shtyrë festën për takimin e pas dy javëve. Më 8 maj, “Selman Stërmasi” hap dyert për të pritur takimin mes Tiranës dhe Luftëtarit, një 90-të minutësh që do të përcaktojë edhe njërin nga finalistët e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2018-2019.

Zjarr Tv Ad