Aksident në Elbasan/Një grua e bllokuar në automjet

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident me pasojë plagosjen e të paktën dy personave ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Peqin. Ngjarja ndodhi në afërsi të qendrës së fshatit Papërr. Burime nga vendngjarja raportuan se në aksident u përfshinë dy automjete. Një prej të plagosurve, një grua, kishte mbetur e bllokuar në automjet, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që të bënte të mundur nxjerrjen e saj. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit.

Zjarr Tv Ad