“Aksidenti, gabim njerëzor”- Kreu i shoqatës së Transportit: Shoferi i autobusit vuan nga…

0
732
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksidenti i frikshëm që ndodhi në kryeqytet më 27 shkurt, u diskutua sot në studion e emisionit “Panorama e Mëngjesit” dhe me Kostandin Fonin, kryetar i Shoqatës të Transportit Qytetas i cili u shpreh se shkaku ka qenë për shkak të gjendjes shëndetësore të drejtuesit të urbanit.

“90% e aksidenteve, të gjitha rastet nuk kanë qenë fajtorë autobusët. Ky është një rast që si e tregojnë dhe pamjet autobusi ka ardhur në korsinë e vet por aty duket pas kryqëzimit që merr trajektore në korsinë e dytë, duket që as nuk frenon as mban korsinë e tij për të hipur e zbritur pasagjerët. Duket që është në gjendje të lirë autobusi dhe shoferi ka qenë i pavetëdijshëm. Shpejtësia e tij diket që nuk ka qenë e drejtuar nga ai vetë. Ai duhet të kishte ngadalësuar shpejtësinë e të mbante korsinë e tij. Shoferi vuan nga një sëmundje e diabetit, mund të ketë pasur rënie të lirë të trupit apo tension. Këtu ka një gabim njerëzor, dhe ai që drejton një autobus i 12 metra, si 8 metra dhe ai njeri është, këtu ka një gabim njerëzor që duhet pranuar”, tha Foni.

Ndër të tjera Foni u shpreh se kohët e fundit është bërë shumë e vështirë për operatorët e transportit publik që të gjejnë staf profesionist.

“Në këtë periudhë e kemi ngritur këtë shqetësim. Mungesa e stafit është shqetësues, ndihet si për shoferë dhe faturino”.

Ndërsa theksoi se infrastruktura është bërë shpesh edhe shkak për aksidente që kanë ndodhur më herët me urbanët në kryeqytet.

“Një nga kërkesat tona ka qenë infrastruktura, korsitë e dedikuara, që për momentin janë vetëm në disa akse. E kemi ngritur si shqetësim se po të ngresh një dron ta ngresh në Tiranë është e frikshme të shohësh mos respektimi dhe lejueshmëria nga mjetet private që transporti publik të ketë përparësi.

Përvec rastit në fjalë që është gabim njerëzor aksidentet e mëparshme nuk kanë ardhur si pasojë e autobusëve.

Autobusi që përfundoi në Lanë u pengua nga mjetet e parkuara dysh, rasti kur rrëshkiti dhe goditi stacionin, ato pllaka në atë segment tek Materniteti, dhe mjetet private nëse frenojnë kur ka lagështirë, aty rrëshket, është infrastruktura e gabuar për të pasur stacion në atë segment. Infrastruktura do e lehtësojë transportin publik. Shumë e domosdoshme për qytetarët dhe operatorët për një shërbim sa më cilësor”.

Zjarr Tv Ad