Akull dhe ngricë në superstradën Lezhë-Shkodër, përmbyset furgoni i mallrave

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe Lezha është përfshirë nga temperaturat e ulta dhe nga reshjet e dëborës, duke sjellë probleme në disa zona.

Lëvizja në superstradën Lezhë-Shkodër u vështirësua nga dëbora e cila ngriu.

Për pasojë një furgon mallrash doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të Gjadrit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Në këtë segment rrugor nuk u pa asnjë mjet i firmës kontraktore për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës për të shmangur ngricat.

Kjo solli mjaft vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Ndërkohë në Mirditë reshjet e dëbores kanë qenë me intensitet më të lartë, duke sjellë bllokim rrugësh në disa fshatra, ndërsa është pezulluar edhe procesi mësimor.

Ndërkohë Rruga e Kombit është e kalueshme, por këshillohet përdorimi i gomave dimërore.

Për të mbajtur hapur këtë segment rrugor po punojnë disa borëpastruese, ndërsa paralelisht po hidhet edhe kripë për të eliminuar ngricat.

Situata po monitorohet në vazhdimësi nga Emergjencat Civile, pasi reshjet e shiut dhe të dëbores pritet të vijojnë.

Zjarr Tv Ad