Akuza e fortë e Bashës: Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla janë kapur në përgjime duke kërcënuar KQZ-në

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, ka bërë një denoncim të fortë ndaj Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës gjatë takimit në Berat, ku i akuzuar këta të fundit se kanë kërcënuar anëtarët e KQZ-së me qëllim që këta të fundit të bëhen palë në manipulimin e zgjedhjeve.

Basha tha se Balla dhe Gjiknuri janë kapur në tabulate duke kërcënuar anëtarët e KQZ-së, dhe se këto tabulate tashmë u janë dërguar ndërkombëtarëve.

‘Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla tabulatet telefonike ku ju kërcënoni anëtarët e KQZ-së tashmë u janë çuar ndërkombëtarëve dhe jeni të survejuar.

Nuk keni asnjë shans të kryeni grushtin e shtetit.

Tërhiquni sa nuk është vonë, ndryshe Kushtetuta dhe Sovrani do t’ju gjykojnë.

Drejtësia e re do ju japë dënimin e merituar me ligj.”, iu drejtua Basha nga aktivi i PD-së në Berat.

 

Zjarr Tv Ad